Policia britanike beson se ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentë nervorë ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Paraprakisht, bëhet e ditur se personat e implikuar janë shtetas rusë. Por, autoritetet nuk japin detaje të tjera lidhur me ata që u përfshinë në helmimin e marsit të kaluar.