Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës e ujë me presion, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse

Pas tensioneve që nisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve.

Kreu i PD, Sali Berisha, i cili ndodhet mes protestuesve është pajisur me një maskë kundragaz, ndërsa mbështetës demokratë janë përballur me ujin me presion nga autoboti i policisë.

Sakaq, policia është rreshtuar përpara Ministrisë së Brendshme, duke bllokuar protestuesit që të shkojnë përpara institucionit.