Aktualitet

Policia kufitare shpërndan fletëpalosje për turistët në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve  të prodhuara enkas për turistët e huaj si dhe për pushuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e vijnë për pushime në Shqipëri. Mijëra fletëpalosje përmbajnë gjithë informacionin e detajuar dhe të nevojshëm në rast se ata ndeshen me një problem apo kërkojnë ndihmë. Sipas burimeve zyrtare, këtë sezon ka një fluks shumë më të shtuar se vitin e kaluar, ku numri  ditor arrin deri në 13 mijë shtetas.