Aktualitet

Policia “mësyn” Fushë-Krujën, megaoperacion antidrogë!

Forca të shumta policie të drejtorisë vendore të Tiranës janë parë në orët e para të ditës së sotme pranë stacionit policor të Fushë-Krujës. Burime të cituara nga mediat flasin për një operacion antidrogë që është në zhvillim në të gjithë zonën.

Në fokus janë serat, tunelet dhe banesat e braktisura ku mund të kultivohen bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Sipas tyre, në këtë aksion marrin pjesë edhe forca të komisariatit të Fushë-Krujës krahas atyre të Tiranës.

Për momentin nuk ka shumë detaje lidhur me operacionin e uniformave blu. Në vijim priten më tepër të dhëna e një reagim zyrtar.