Politika shqiptare përcjell mesazhe sot në 4-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Kryeparlamentari Ruçi shkruan “Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis qaramanëve dhe atyre që bëjnë përditë nga një gjë të vogël, të dobishme, le të veprojmë si Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë që sakrificat e vuajtjet të mos na dekurajojnë, por të na nxisin për t’u ringritur dhe vazhduar luftën në emër të së mirës e lumturisë së të gjithëve, shembulli është Nënë Tereza”, – thekson kreu i Kuvendit. Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryeministri Rama zgjodhi ta kujtojë me fjalët e veprat bamirëse të nobelistes me origjinë shqiptare e një video nga vizita e saj në Shqipëri. Ndërkaq, kreu demokrat Basha thekson se “Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, dhembshurisë e kujdesit për të varfërit e të pamundurit, është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi” dhe sipas tij “për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive e pamundësive”. Më 5 shtator 2016, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, Papa Françesku i njohu dy mrekulli në shërimin e të sëmurëve