Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së Ulët të parlamentit rumun dhe praktikisht njeriu që tërheq të gjitha fijet e politikes në vend u dënua me tre vjet e gjysëm heqje lirie për abuzim me postin. Vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi dhe lideri i partisë socialdemokrate ka të drejtën e apelit. Por ndërkohë ai ka nisur ta humbasë mbështetjen në radhët e partisë së tij dhe kjo mund t’ia lëkundë këmbët te mbiquajturit “Baroni i Rumanisë”. Ai u dënua për krijim të vendeve fiktive të punës për anëtarët e partisë së tij.