Sekretari Amerikan i Shtetit kundërshton Shefin e Pentagonit. Pak ditë më parë, Jim Mattis deklaroi se “Janë gati t’i paraqesin afate Koresë së Veriut për Denuklearizimin”, por Mike Pompeo garanton se “Procesi nuk ka plane kohore”. Kryediplomati i Uashingtonit i tha CNN-it se “Nëse kjo është 2 apo 6 muaj, zotohen të ecin përpara, në një moment të shpejtë, që dy liderët respektivë të bëjnë atë që duhet”.