Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, këmbëngul se “Rusia duhet të cilësohet përgjegjëse për rrëzimin e avionit të kompanisë “Malaysian Airlines” në zonën e luftës në lindje të Ukrainës, në vitin 2014. 298 vetë humbën jetën dhe sot në përvjetorin e 4-rt të tragjedisë, Poroshenko shkruan në “Facebook” se “Ukraina iu ka ofruar hetuesve gjithë ndihmën e nevojshme”.