Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, viziton nesër Bejrutin, në shenjë solidariteti mes europianëve dhe libanezëve. Në një mesazh në Twitter, zyrtari i lartë shkruan se “BE-ja do ta ndihmojë Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimet e së martës pasdite që lanë pas të paktën 154 viktima e mbi 5 mijë të plagosur”. Pritet që Michel të takojë presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe kryeministrin. Ndërkohë, Franca njoftoi organizmin e një video-konference donatorësh për Libanin, që zhvillohet të djelën e ku do të marrin pjesë drejtues të institucioneve të BE-së.