Presidenti i Zimbabves, Emerson Mnangaua i mbijetoi një sulmi me bombë në qytetin e Bulavajos. Eksplozivi shpërtheu në momentin kur kreu i shtetit iu drejtua simpatizantëve të mbledhur në një stadium. Presidenti vet nuk u lëndua, por disa zyrtarë të lartë mbetën të plagosur. Mnangaua erdhi në pushtet në muajin nëntor, pasi arriti të përmbyste paraardhësin e vet Robert Mugabe.