Presidenti Donald Trump, sërish kritikoi ashpër NATO-n për mosmbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën me Iranin. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump iu tha gazetarëve se është “shumë i zhgënjyer” nga Aleanca.
Në NATO, lufta ka lënë një gjurmë që nuk do të zhduket kurrë. Aleanca e mbrojtjes është një “tigër prej letre”.
Trump akuzoi aleatët se ofruan mbështetje shumë vonë.
Nuk kemi nevojë për ndihmë pasi të fitojmë.
Gjithashtu, kritikoi aleatët e Paqësorit, duke u shprehur se dështuan të ndihmonin Uashingtonin në luftën me Iranin.
Japonia nuk na ndihmoi. Australia nuk na ndihmoi, Koreja e Jugut nuk na ndihmoi. Dhe pastaj kur arritëm te NATO, NATO nuk na ndihmoi, vuri në dukje presidenti amerikan.
Kohët e fundit, Trump ka shprehur zhgënjim të fortë që aleatët janë distancuar nga ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve në Iran dhe gjithashtu që nuk kanë treguar gatishmëri gjatë luftës, për të marrë pjesë në ndonjë mision të mundshëm ushtarak për të mbrojtur dërgesat e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sipas deklaratës së fundit, presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga NATO. Deklarata e tij erdhi përpara një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington, më vonë këtë javë.