Lajmet e fundit Politikë

Presidentja kroate në Kuvend: Mbështesim integrimin në BE

Në vijim të vizitës në Tiranë, Presidentja e Kroacisë, mbajti sot një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kolinda Grabar Kitaroviç tha se vendi i saj mbështet fuqishëm progresin e dukshëm të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit europian. “Në 2019-ën duhet bashkëpunim kombëtar për çështje strategjike, që të ruhet motivitimi për reformat”, – deklaroi sot Presidentja Kroate, e cila theksoi dhe rëndësinë e Reformës në Drejtësi. Ndërkaq, Kryeparlamentari Ruçi vlerësoi mesazhet e Grabar-Kitaroviçit.