Rajoni

Presidentja Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrëse në një panel të rëndësishëm kushtuar integrimit euroatlantik të Kosovës dhe çështjeve të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

LEXO EDHE: Sejdiu: Bllokimi i Kuvendit po paralizon Kosovën, rrezikohet stabiliteti politik! E nevojshme që pozita dhe opozita të tregojnë fleksibilitet

“Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë”, ka shkruar Presidentja

Ajo shtoi se mbështetja e SHBA-së si aleati kryesor strategjik i Kosovës, së bashku me përkrahjen e aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, po ndihmon në forcimin e themeleve të një rajoni më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

LEXO EDHE: Fletë-arresti serb për efektin e Kosovës! Drejtori i Policisë: Ai u kërcënua me vdekje, Serbia vazhdon përndjekjen

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, theksoi Osmani.