Kryeqyteti australian Canberra, ka treguar së fundmi “armën e saj” më të fundit për të luftuar zjarrin, një kamion zjarrfikës i avancuar me vlerë 925 mijë euro dhe gjithashttu me teknologji hibride plug-in. I prezantuar këtë javë nga Agjencia e Shërbimeve të Urgjencës ACT, kamioni i zjarrfikësve përdor kryesisht energjinë e baterisë dhe thuhet se është “ridizajnuar nga themeli”. Një modul zgjerues i rrezes së ngarjes me naftë lejon që kamioni të vazhdojë kur bateritë e tij harxhohen.
Ndërsa rrezja e saktë e ngarjes nuk është bërë e ditur, Agjencia e Shërbimit të Emergjencave ACT pretendon se automjeti mund të mbarojë bateritë e tij vazhdimisht për dy orë, ose deri në gjashtë orë me gjeneratorin me naftë. Agjencia e shërbimeve të urgjencës pretendon se hibridi plug-in rezulton në një reduktim të zhurmës, dridhjeve dhe emetimeve të CO2, ndërsa përmirëson sigurinë për zjarrfikësit.
Kamioni gjithashtu përmban kamera digjitale në vend të pasqyrave anësore, një rreth të ngushtë rrotullimi për manovrim në zona të ndërlikuara dhe një derë në nivelin e rrugës, e cila thuhet se zvogëlon rrezikun e rënies për zjarrfikësit që mbajnë pajisje të rënda. Me një kosto prej 925 mijë euro, kamioni ka një rezervuar uji prej 1,500 litrash, por mund të pompojë deri 3,500 litra ujë në minutë duke përdorur pompën e tij elektrike atëherë kur lidhet me një burim uji.