Gossip Showbiz

Prezantuesja e njohur bëhet VIRALE me gafën e saj: “Babai i Messit ka vdekur”!

Një prezantuese televizive në Argjentinë përhapi gabimisht lajmin se babai i futbollistit të famshëm, Lionel Messi, kishte ndërruar jetë. Lajmi në fjalë shkaktoi polemika të mëdha në media dhe reagime të forta nga familja e lojtarit. Është fjala për Florencia Pena, e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen. Gjatë një transmetimi live në Luzu TV, ajo deklaroi se Jorge Messi kishte humbur jetën. Në ato momente Lionel messi po luante me Argjentinën në Kupën e Botës, ku shënoi një tripletë ndaj Algjerisë.

Më pas u konfirmua se informacioni ishte i pavërtetë. Një deklaratë nga familja Messi sqaroi se Jorge Messi është nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet, duke kërkuar respekt dhe privatësi për situatën familjare. Familja theksoi gjithashtu se çdo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt prej tyre nuk duhet të konsiderohet i saktë dhe u bëri thirrje mediave për përgjegjësi dhe kujdes.

Pas këtyre reagimeve, Florencia Pena kërkoi falje publike, duke thënë se ishte mashtruar nga informacioni i dhënë gjatë transmetimit dhe se merr përgjegjësinë për gabmin. Ajo njoftoi gjithashtu se është tërhequr nga puna në Luzu TV. Edhe televizioni Luzu TV e cilësoi incidentin si të papranueshëm dhe konfirmoi ndarjen nga bashkëpunëtorët e përfshirë.

Lotët e Lionel Messit u bënë çështje pas ndeshjes me Algjerinë, ku argjentinasi arriti të realizonte një “tripletë”. Pas ndeshjes, ai deklaroi se kishte qarë për një arsye personale që nuk kishte lidhje me futbollin, ndërsa së fundmi në Argjentinë janë zbuluar detaje mbi shkakun e këtij emocioni të fortë.

Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili rreth një muaj më parë ka shfaqur shenja të një sëmundjeje që, sipas burimeve, është përkeqësuar kohët e fundit. Për këtë arsye, ai nuk ka udhëtuar në SHBA me të birin. Në intervistën pas ndeshjes, Messi ka falënderuar stafin e kombëtares së Argjentinës për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë familjare. Jorge Messi njihet gjithashtu si personi që e ka mbështetur vendimin e tij të hershëm për t’u transferuar në moshën 13-vjeçare te Barcelona në Katalonjë.