Zbulime të reja mbi jetën e Princeshë Dianës kanë dalë në dritë, duke treguar se ajo kishte dyshime serioze për martesën me Mbretin Charles III që në fillim. Sipas librit të ri për Queen Elizabeth II, Diana nuk kishte qenë plotësisht e bindur për lidhjen me Charles dhe madje kishte shprehur dëshirën për t’u martuar me Princin Andrew, një mik i saj i hershëm.
Autori i librit thekson se Diana dhe Charles nuk njiheshin mirë para fejesës, ndërsa ajo e thërriste atë “Sir” deri në momentin e shpalljes së lidhjes. Gjithashtu, zbulohet se edhe vetë Charles kishte pasiguri para martesës së vitit 1981, duke diskutuar me miqtë e tij nëse dashuria mund të vinte pas martesës. Këto detaje hedhin një dritë të re mbi një nga martesat më të famshme në historinë moderne, duke treguar se ajo nisi mes dyshimesh dhe paqartësish nga të dyja palët.
Traditat festive të familjes mbretërore britanike nuk ishin aspak të dashura për Princeshë Dianën. Diana i konsideronte disa nga këto zakone si të sikletshme dhe madje frikësuese. Festimet e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri zhvilloheshin tradicionalisht në Sandringham Palace, ku ekzistonte një rregull i pashkruar; askush nuk duhej të shkonte për të fjetur para Mbretëreshës. Ky ritual, sipas burimeve pranë oborrit mbretëror, ishte veçanërisht i vështirë për Dianën.
Ish-sekretari privat i Mbretëreshës, William Heseltine, ka treguar se mbrëmjet e gjata mbretërore ishin një torturë për të. Sipas tij, familja kalonte orë të tëra e ulur në sallon duke bërë biseda formale, ndërsa askush nuk guxonte të largohej përpara Mbretëreshës. Diana, e lodhur nga kjo situatë, herë pas here justifikohej dhe shkonte për të fjetur, një veprim që shihej si shkelje e etiketës mbretërore.