Gjatë një vizite në Zelandën e Re, Princi Uilliam vizitoi xhamitë Al-Nur e Linud në Krajtstçërç, ku një ekstremist i djathtë vrau 50 besimtarë myslimanë më 15 Mars. Në takimin me të mbijetuar, Princi britanik tha se: “Zelanda e Re nuk ndryshoi nga akti i dhunës, duke iu përgjigjur urrejtjes me dashuri”.