Art & Kulturë Celebrities Film & Tv Pardon My French

“Projekt ambicioz, kushdo mund ta gjejë veten…”/Detaje ekskluzive për Muse-X Expofest, Andi Vrapi zbulon gjithçka!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Lei Krajën dhe Arbër Çepanin ka qenë Andi Vrapi për të dhënë më shumë detaje në lidhje me Festivalin Muse-X i cili do të zhvillohet në Sheshin Italia më 11-12-13 Prill.

Është hera e parë që bëhet jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin. Është Expo Festivali i parë i Muzikës dhe i Arteve/Entertainment. Një projekt goxha ambicioz, që nga pas ka një kompani shumë të madhe Expo Group që ka një historik mbi 25-vjeçar në organizimin e panaireve, ky nuk është vetëm një panair biznesi pasi i ka të gjitha brenda jo vetëm audiencën që e ka të targetuar por edhe fakti që janë bërë dy edhe festival dhe panair. 

Do të jenë tre ditë dhe tre netë shumë të ngjeshura. Nga data 11 deri më 13 Prill nga ora 10 deri në orën shtatë të pasdites të gjithë kanë mundësi që të hyjnë në ambientet e Muse-X falas tek Sheshi Italia. Janë rreth 60 biznese të fushës së muzikës dhe të arteve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Europa dhe nga Ballkani për të ekspozuar të gjithë diapazonin e shërbiemeve që ato ofrojnë. 

Andi ka shpjeguar me detaje se çfarë do të ndodhë përgjatë tre ditëve të Festivalit.

Më pas nga ora shtatë e pasdites deri më vonë, do të jenë tre netë te festivalit dedikuar në rryma të caktuara muzikore ku nata e parë është e muzikës elektronike, nata e dytë është e dedikuar muzikës hip-hop dhe nata e tretë muzikës rock and roll. Një gjë shumë e bukur që do të ndodh përgjatë tre ditëve janë betejat në ringun e “Storm”-it. Ditën e parë do të kemi ‘DJ Battle’ në ring me DJ që do të përballen dhe do të kenë një juri por edhe publiku do të arrijë që të votojë. Ai që do të fitojë do të ketë një spot po në atë mbrëmje duke luajtur krahë DJ të tjerë. Ditën e dytë do të jetë ‘rap battle’. Natën e tretë do të kemi 3 Musketjerët, Eugen Bushpepën, Bojken Lakon. Edhe ata që janë të apasionuar pas filmit dhe kinematografise mund që ta gjejnë veten aty. 

Ne menduan që duke qenë se është edicioni i parë do të mundohemi që në të gjithë këtë gjënë e madhe kur kemi marrë të gjitha bizneset e mëdha t’i japin mundësinë të rinjve që të kenë si një mundësi për t’u promovuar. Gjithashtu emisioni “Live From Tirana” do të ketë mundësinë që të bëhet live nga Muse-X të treja ditët.