Politikë

Projektligji i ri i Koncesioneve/ Braçe: Kemi përvoja të hidhura, është cënuar dhe siguria kombëtare!

Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ‘Për Koncesionet’, që është për miratim këtë të enjte.

Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha nga foltorja e parlamentit se një problem serioz, që mund vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare, është transferimi i kontratave të subjkteve private me shtetin të përfituara nëpërmjet prokurimeve publike, nga vetë fituesit tek palë të treta.

LEXO EDHE: Erion Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara!

“Ne kemi përvoja shume të lidhura me transferimin e kontratave. Mjafton të vihet në vëmendje fakti që aeroporti i Rinasit në formën e vet origjinale menaxhohej nga një koncorsium parëndimor dhe që është dorëzuar në koncesion kinez, dhe ka të bëjë me sigurinë kombëtar. Sidomos në fushën e energjisë që ka lidhje me gazin, naftë e të tjerë me radhë nuk kemi marrë mjaftueshëm investime në Shqipëri, me transferimin e kontratave nga aksionerë amerikanë në kinezë”,- tha ndër të tjera Braçe.

LEXO EDHE: Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave: Të gjithë thonë deputeti- deputeti, por ‘ujku’ të than