Aktualitet Politikë

Kuvend, PS-ja miraton pr.buxhetin 8.8 miliardë euro!

Rreth 16 orë seancë maratonë dhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro, si edhe 8 projektligjet e Paketës Fiskale. Seanca zgjati deri më 03:00 të mëngjesit.

Buxheti kaloi me 83 votat pro të socialistëve. Opozita votoi kundër. Nga maxhoranca, dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj nuk votuan tre projektligje të Paketës Fiskale.

Braçe nuk mori pjesë në votim te pr.ligji “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy pr.ligjet e Paqes Fiskale.

Votimi: 83 vota pro, 31 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat

Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk votoi)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 83 vota pro, 32 kundër

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk votoi)

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 83 pro, 31 kundër

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 82 vota pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”