Aktualitet

Prokurori i Antimafias: Mafia shqiptare dhe ajo nigeriane, dominojnë në Itali!

“Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe ajo nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian”. Kështu deklaroi Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federiko de Raho. “Mafia shqiptare, sipas tij vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes. Prokurori i deklaroi se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian.