Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e Partisë Demokratike, që nuk kurseu as territorin e xhamisë së Namazgjasë, në Tiranë.
Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë, shkroi Rama.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dënoi dhunën e shkroi se “kjo nuk është protestë kundër qeverisë”.
Kjo është një protestë kundër Shqipërisë që punon, kundër stabilitetit, kundër sigurisë së çdo familjeje dhe kundër imazhit të një vendi që sot respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare.
Kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.
Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se u cënuan institucionet dhe simbolet e shtetit.
Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i Shqup-it mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa, shkroi Balla.