Protesta në Berlin e Hamburg. Gati 20 mijë vetë marshuan me një kërkesë të pazakontë. Organizatat për të drejtat e njeriut i bënë thirrje qeverisë që të pranojë refugjatët. Ata duan që Gjermania të marrë më shumë refugjatë të mbetur në det. “Hapni portet për anijet e bllokuara në Mesdhe” ishte thirrja drejtuar autoriteteve në qytetin verior të Hamburgut. “Duam emigrantë! “Ne nuk duhet të lejojmë që refugjatët të mbyten në det, e as që të keqtrajtohen. Nëse lejojmë që kjo të ndodhë, do të thotë se jemi edhe vet në rrugën drejt barbarisë”, tha Kirsten Fehrs, peshkope protestante. Mos i lini të mbyten në det” ishin parullat e tubimit. Gjatë serisë së demonstratave disa nga protestuesit mbanin veshur jelekë të verdhë shpëtimi, në shenjë solidariteti me mijëra emigrantët që largohen nga pjesë të ndryshme të Afrikës, duke marrë rrugën e mbushur plot rreziqe të Europës.