Aktualitet

Protestat masive kundër qeverisë/ Studentët serbë kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen!

Shkrimtari dhe dramaturgu serb Sinisha Kovaçeviq së bashku me avokaten Dijana Stojkoviq propozuan te studentët serbë disa kandidatura për çmimin Nobel për Paqe.

Sinisha Kovaçeviq ka ndarë në rrjetin e tij social ‘X’ se ky propozim është pranuar dhe studentët janë zyrtarisht kandidatë për çmimin Nobel për Paqen.

‘Studentët nga Serbia janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen’, – shkroi Kovaçeviq në rrjetin social ‘X’.

Studentët, që bllokuan punën e më shumë se 60 fakulteteve për më shumë se dy muaj, kanë kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për 15 vdekjet e shkaktuara nga incidenti në Novi Sad.

Përfaqësuesit qeveritarë më herët patën thënë se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Akademikët, në anën tjetër, kanë thënë se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht dhe që pezullimi i punës do të vazhdojë deri në njoftimin e radhës.

Më shumë se 5.000 profesorë universitarë në Serbi kanë mbështetur bllokadën e studentëve.

Përmes një peticioni ata dënuan tentimet e Qeverisë për t’i frikësuar studentët – duke i bërë publike të dhënat e tyre personale, apo edhe duke dërguar agjentë të agjencive qeveritare në shtëpitë e tyre apo të prindërve të tyre.

Zyra e Prokurorit të Lartë në Novi Sad ka paditur 13 njerëz lidhur me incidentin e nëntorit.

Në mesin e tyre janë edhe ish-ministri për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë, Goran Vesiq, asistentja e tij Anita Dimoski, si dhe ish-drejtorja e kompanisë publike infrastrukturore, Jelena Tanaskoviq.

Dhjetë prej të paditurve janë në mbajtje, Vesiq është në arrati, ndërsa Tanaskoviq dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak.