Shumë prekëse, dashuria e vërtetë duket se nuk humbet as me kalimin e kohës dhe as me largimin nga jeta. Aktori i njohur italian Lino Banfi vazhdon të kujtojë me shumë mall e dashuri bashkëshorten e tij, Lucia Lagrasta, e cila ndërroi jetë në vitin 2023 pas një sëmundjeje që ka zgjatur gjatë.
Lucia kishte vuajtur për vite me radhë nga Alzheimeri, dhe më vonë u diagnostikua edhe me një tumor në tru, duke e bërë periudhën e saj të sëmundjes akoma më të vështirë për çiftin, që kishte kaluar më shumë se 60 vjet plot dashuri dhe përkushtim.
Gjatë një episode të emisionit “Domenica In”, më 16 shkurt, Lino Banfi u prek thellësisht teksa dëgjonte këngën “Quando sarai piccola” të këngëtarit Simone Cristicchi, një këngë që flet për temën e Alzheimerit, sëmundja që ia mori gruan.
I mbushur me emocione dhe me lot në sy, Banfi shprehu dhimbjen dhe mallin për bashkëshorten, duke thënë me zë të dridhur:
Më vjen turp, por jam 89 vjeç… më lini të qaj.
Ky moment prekës thekson fuqinë e dashurisë së pakushtëzuar dhe dhimbjen që lë pas ndarja nga një person i dashur.