A e keni vënë re ndonjëherë që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë të veçantë, ndryshe nga ajo e shtëpisë suaj? Mund të jetë e këndshme, e pazakontë apo thjesht ndryshe – por gjithmonë është e veçantë për atë ambient.
Ekspertët e pastrimit dhe psikologët e ndjesive thonë se kjo ndodh për shkak të një fenomeni të quajtur “era e banorit” – një kombinim aromash që krijohet nga mënyra e jetesës së personave që banojnë aty. Ajo përfshin shumë faktorë, mes tyre:
–Produktet e pastrimit dhe detergjentët që përdoren rregullisht
-Aromat e gatimit që mbeten në ambient
-Mobiliet si divanet, perdet, qilimat e jastëkët që thithin dhe ruajnë aromat
-Prania e kafshëve shtëpiake
-Pirja e duhanit në ambientet e brendshme
-Ventilimi, lagështira, si dhe materialet e dyshemeve dhe mureve
Ironikisht, ndërsa të tjerët e ndiejnë menjëherë aromën e shtëpisë suaj, ju vetë nuk e vini re – sepse trupi dhe truri përshtaten me të për shkak të ekspozimit të përditshëm.
Po nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë tuaj?
Ekspertët paralajmërojnë se zgjidhja nuk qëndron vetëm te përdorimi i aromatizuesve apo spërkatësve.
Për të ndryshuar vërtet aromën bazë të një shtëpie, është i nevojshëm një pastrim i thellë – duke përfshirë mobiliet, mbulesat, jastëkët, perdet dhe qilimat.
Vetëm pas kësaj, mund të shtoni aroma natyrale dhe të freskëta, si mente, limon apo agrume të tjera, të cilat krijojnë ndjesinë e pastërtisë dhe qetësisë.
Pra, aroma e shtëpisë është më shumë se një ndjesi – është një pasqyrë e jetës që zhvillohet brenda saj.