Të apasionuarit pas ëmbëlsirave nuk janë thjesht të pangopur me shijen e sheqerit – sipas studimeve, truri i tyre reagon ndryshe.
Hulumtimet tregojnë se te këta individë aktivizohen më fort zonat e trurit të lidhura me ndjesinë e kënaqësisë dhe sistemin e shpërblimit, veçanërisht ai i dopaminës.
Konsumimi i sheqerit nxit prodhimin e kimikateve që përmirësojnë humorin dhe sjellin një ndjesi të menjëhershme lumturie. Kjo është arsyeja pse ata që kanë një dobësi për të ëmblat e ndjejnë më shpesh nevojën për t’i konsumuar sërish.
Megjithatë, kjo ndjeshmëri e lartë ndaj sheqerit nuk do të thotë se truri i tyre funksionon më shumë në përgjithësi – thjesht reagon më fort ndaj këtij lloji stimulimi.
Sheqeri nuk është vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një “kënaqësi” për trurin, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë t’i rezistojnë një çokollate apo një copë torte.