Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.
Zhurmën vazhdon ta bëjë fituesi edhe tani pasi ka mbaruar “BBV”.
Lidhur me daljet e rralla të Gjestit, Meridiani u shpreh:
Ai e bën shumë domethënëse dhe kjo është falë menaxhimit që ai ka, është shumë e thjeshtë të konsumohesh që në fillim, por ai duket që do rrijë gjatë në treg.
Dhe si e komenton ai faktin që Gjesti ende nuk ka publikuar një këngë pas daljes nga “BBV”?!
Gjithmonë të ketë një pikëpyetje lidhur tij, prandaj ai qëndron në heshtje, është një menaxhim i mirë dhe i kujdesshëm.
I ka dhënë vëmendje koncerteve për momentin.