Ndryshe nga sa shpesh dikton shoqëria, disa individë të mençur nuk ndjekin normën që i nxit të kenë shumë miq apo të jenë pjesë e grupeve të mëdha sociale. Për ta, cilësia është më e rëndësishme sesa sasia në raportet shoqërore.
Ekspertët theksojnë se miqtë janë një pasqyrim i personalitetit tonë. Prandaj, më mirë të kesh pak miq të sinqertë dhe të besueshëm, sesa shumë që mungojnë kur të duhen më së shumti.
Një mik i pranishëm në kohë nevoje është mik i vërtetë
– thuhet shpesh dhe kjo filozofi mbështetet edhe nga shkenca.
Teoria e njohur e Jim Rohn, e cila sugjeron se njeriu është mesatarja e pesë personave me të cilët kalon më shumë kohë, ka gjetur mbështetje edhe në studime të ndryshme.
Miqtë që ju nxisin të flisni për përvojat jetësore, udhëtime apo përmirësim personal, kontribuojnë në një jetë më të lumtur dhe të balancuar.
Sipas hulumtimeve të fundit, personat inteligjentë priren të kenë një rreth të ngushtë shoqëror. Ata janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e shoqërisë dhe shpesh shmangin kontaktet e panevojshme, veçanërisht kur janë të përqendruar në arritjen e objektivave të tyre.
Sipas studiuesve, për njerëzit e mençur, shoqëria mund të përbëjë shpërqendrim. Ata nuk janë të interesuar të takojnë shumë persona të rinj nëse ndiejnë se kjo mund të ndikojë negativisht në fokusin dhe produktivitetin e tyre.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se e nënvlerësojnë miqësinë. Përkundrazi, ata e vlerësojnë thellësisht, por janë shumë selektivë kur bëhet fjalë për të zgjedhur me kë kalojnë kohën e tyre.
Ky qëndrim tregon se ndonjëherë, vetmia e zgjedhur dhe shoqëria e përzgjedhur mund të jenë themeli i suksesit dhe mirëqenies personale.