Në një kohë kur gjithçka mund të ruhet me një klik, ka një rikthim të papritur, por magjepsës: ditari personal. Jo si aplikacion, por ai i vjetri, një bllok i zakonshëm, me faqe bosh, ku njerëzit shkruajnë mendimet e tyre më intime. Në vitin 2025, duket se kjo praktikë po bëhet më shumë se një trend nostalgjik. Po konsiderohet një mënyrë për të ruajtur lidhjen me vetveten në një botë gjithnjë e më të zhurmshme.
Shkrimi me dorë ka efekte të çuditshme, por pozitive në tru. Studime të fundit tregojnë se:
Mbajtja e ditarit ndihmon në rregullimin e emocioneve, ul stresin dhe përmirëson përqendrimin. Shkencëtarët e quajnë këtë terapi të heshtur, një akt që nuk kërkon as shumë kohë, as shumë teknologji, vetëm pak sinqeritet dhe përkushtim.
Por kjo praktikë nuk është vetëm për adoleshentët me mendime poetike. Sot, ditarët përdoren nga drejtues biznesesh për të reflektuar mbi vendimet, nga artistët për të pasur qartësi kreative, dhe nga njerëz të zakonshëm për të shprehur emocionet që rrjetet sociale nuk i përballojnë dot. Në TikTok, hashtag-u #journaling ka miliona klikime, dhe video të njerëzve që zbukurojnë faqe ditari me stil bullet journal kanë frymëzuar një gjeneratë të tërë.
Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë të rinj po blejnë blloqe elegante dhe stilolapsa të veçantë për ta bërë këtë eksperiencë më intime dhe personale. Në vend të story-ve të përditshme, ata po zgjedhin të shkruajnë ndjesitë në heshtje, për veten. Sepse ndonjëherë, ajo që nuk mund të thuhet me zë, ka nevojë të shkruhet me dorë. Dhe kjo ndjesi e thjeshtë, është çlirimi më i madh i kësaj epoke të ngarkuar.