Gossip Showbiz

Psikologia e “Big Brother” zbulon të vërtetën mbi situatën dhe Rizartës dhe akuzat rreth rrëfimit të saj!

Situata e Rizartës, e cila ndau detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka ngjallur shumë diskutime.

Ajo u shpreh se nuk ishte në dijeni që biseda e saj do të publikohej dhe mendonte se po fliste me psikologen e programit. Pas transmetimit të klipit, Rizarta ndjeu keqardhje, sidomos për faktin që kishte folur për prindërit e saj.

Megjithatë, psikologia e “Big Brother VIP”, e ftuar në “Fan Club”, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.

Ajo theksoi se, kur takohet me banorët, ata e dinë që po flasin me psikologen dhe se takimi zhvillohet në një ambient të monitoruar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Psikologia shprehu se:

Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë

Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar se po fliste me psikologen, psikologia refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së Rizartës. Ajo shtoi:

Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa.