Pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova” dhe me hyrjen në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ka fituar zemrat e më shumë ndjekësve.
Së fundmi është publikuar video e rrëfimit të jetës së këngëtarit ku ka theksuar se një nga vendimet më të vështira të jetës së tij ka qenë largimi nga vendlindja, një hap që e mori për të ndjekur ëndrrat e tij, pavarësisht se ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm.
Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk ju kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte mundësi të më ndihmojë, unë vendosa vet, kam kaluar shumë gjëra, kam fjetur rrugëve s’kam pas as për të ngrënë, ka qenë shumë e vështirë
Përpos vështirësive materiale ai ka hapur zemrën rreth marrëdhënies me të atin.
Me babain nuk e kam pasur një raport shumë të mirë, ka ndodh dikush edhe ka tentuar me na bo keq, me magjia, kush ka shpirt t’i bëjë këto gjëra nuk e di. Babai nuk më donte mua, babai nuk e donte nënën, motra babain, pat shkuar lëmsh familja, kem tu u mbyt me njëri-tjetrin familja…
Ka nis gradualisht një vjet, babai ushqim kur i çojsha, i gjujke, s’donte me m’pa, ka qenë e vështirë për mua. E pata marr një veturë dhe pata shkuar në katun, për të larguar familjen nga babi, mos po çohet e bën ndonjë gjë, ka qenë në gjendje të rëndë… Po të na kishte kap do kishte bërë diçka që s’duhej…
Ai gjithashtu ka folur edhe për një lidhje të gjatë që ka pasur në Prishtinë, ku ka ndarë gabimet dhe vendimet që e kanë lënduar partneren e tij. Në të ka pranuar se ka tradhtuar dhe ka kaluar një periudhë të thellë depresioni, ndërsa ka falënderuar partneren që ka qenë mbështetje e palëkundur gjatë periudhës më të vështirë të jetës së tij, madje duke sakrifikuar edhe para nga familja e saj për t’i ardhur në ndihmë.
Në një moment reflektimi, ai ka shprehur se, po të kishte mundësi të kthehej pas, do të kishte vlerësuar shumë më tepër gjithçka që kishte, dhe nuk do të kishte bërë kurrë ato gabime që e kanë lënduar personin e tij të dashur.