Film & Tv Gossip

Publikohet traileri i sezonit të pestë të “Emily in Paris”!

Fansat po e presin me padurim sezonin e ri të serialit “Emily in Paris”, i cili do të publikohet zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix. Platforma e njohur e filmave dhe serialeve ka publikuar tashmë një trailer të shkurtër për sezonin e pestë. Ky sezon do të jetë plot dinamikë, stil dhe dramë, elemente që e kanë karakterizuar serialin që nga fillimi.

Këtë herë, ngjarja zhvendoset nga Parisi në Romë, me skena që zhvillohen në qytetin e lashtë italian. Personazhi kryesor, Emily, e interpretuar nga aktorja Lily Collins, do të eksplorojë një romancë të re dhe sfida të tjera në këtë ambient të ri. Zhvendosja e dramës nga kryeqyteti francez në atë italian pritet t’i sjellë serialit një frymë të re dhe pamje të ndryshme kulturore. Ky është vetëm një trailer i shkurtër, ndërsa gjatë javëve në vijim pritet të publikohet edhe traileri i plotë.