“The Mail on Sunday” do t’i paguajë Meghan-it vetëm 1 paund si dëmshpërblim për publikimin e letrës private, që ajo i kishte dërguar të atit. Shuma minimale është përcaktuar në dokumentet e gjykatës, që konfirmojnë gjithashtu zyrtarisht se gazeta dhe faqja e saj simotër “MailOnline” kanë pranuar humbjen dhe nuk do ta çojnë çështjen afatgjatë në një apel të gjykatës supreme.
Meghan Markle fitoi procesin gjyqësor kundër tabloidit britanik “Mail On Sunday” për shkelje të së drejtës autoriale të një letre, ku ajo i shkruante babait të saj, pasi gjykata vendosi se askush tjetër nuk ka të drejta mbi të. Ndërkaq, aipas një studimi të ri të publikuar nga ‘Oxford Royale’, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it është anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike, kjo duke marrë për bazë kredencialet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore, duke parë rezultatet e tyre të shkollës së mesme dhe renditjen e kolegjeve që kanë ndjekur.
Meghan zuri vendin e parë, duke pasur parasysh se ajo u diplomua në Universitetin elitar Northwestern në Evanston, Illinois. Dukesha ka dy diploma, në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare, nga kolegji prestigjioz. Ndërkohë, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, doli e dyta mbretërore më inteligjente në studim. Kate ndoqi shkollën e mesme në kolegjin privat Marlborough në Wiltshire, Angli, ku arriti tre nivele A në vitin e saj të fundit të shkollës. Ajo vazhdoi të studionte në Universitetin e St. Andrews.
Vlen të theksojmë se një foto e Vitit të Ri që tregon Mbretëreshën dhe tre trashëgimtarët e saj i bëri Princin Harry dhe Meghan Markle të besonin se i gjithë institucioni ishte kundër tyre, pretendon një libër. Në fillim të vitit 2020 dhe për të shënuar dekadën e re, Madhëria e Saj publikoi një foto mahnitëse të saj duke qëndruar krenare me djalin e saj Princin Charles, nipin Princin William dhe stërnipin Princin George.