Aktualitet

Punime në rrugë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar drejt Palasës!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH njofton se në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, sot në orën 11:30 kryhet një shpërthim i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e këtij tuneli, në drejtim të Palasës.

Sipas njoftimit, shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe pa penguar trafikun.

ARRSH-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune, thuhet në njoftim.