Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha sekretarit amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, se vizita e tij në Moskë jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Rusisë. Presidenti rus shprehu keqardhjen që lidhjet midis dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë “nuk janë më të mirat”. Ndërsa Bolton tha se administrata amerikane synon stabilitetin global dhe sugjeroi se takimi i sotëm mund ta çojë më tej këtë qëllim.