Bota

Putin vlerëson ‘autoritetin e madh politik’ të Erdoganit

Presidenti rus, Vladimir Putin, përgëzoi presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nëpërmjet një telefonate. Putin u shpreh se rezultati tregoi “autoritetin e madh politik” të kreut turk dhe mbështetjen masive. Putin dhe Erdogan konfirmuan interesin e tyre për “thellimin e lidhjeve të partneritetit midis dy vendeve”, duke veçuar projekte prioritare si tubacioni i gazit TurkStream dhe centrali i parë bërthamor i Turqisë që po ndërtohet nga pala ruse.