Një burrë përfundoi në spital pasi humbi ndjesinë në këmbë, pas 30 minutash qëndrimi në tualet duke përdorur telefonin. Sipas mjekëve, rasti njihet si “neuropatia e tualetit”, një gjendje që shkaktohet nga shtypja e nervave dhe ndërprerja e qarkullimit të gjakut për shkak të uljes së zgjatur në sipërfaqe të forta.
Një hulumtim i ri i publikuar në revistën mjekësore “PLOS One” ka treguar se përdorimi i telefonit në tualet lidhet drejtpërdrejt me një rrezik më të lartë për zhvillimin e hemorroideve. Studimi, që përfshiu 125 të rritur të cilët iu nënshtruan kolonoskopisë, zbuloi se ata që përdorin telefonin në banjo kanë 46% më shumë gjasa të preken nga hemorroidet, krahasuar me personat që nuk e kanë këtë zakon.
Sipas të dhënave, 66% e pjesëmarrësve pranuan se shfrytëzojnë kohën në tualet për të lexuar lajme ose për të shfletuar rrjetet sociale, duke qëndruar shpesh më shumë se 5 minuta të ulur. Mjekët paralajmërojnë se kjo sjellje shton presionin në venat rektale dhe pengon qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar fryrje, dhimbje, kruarje apo edhe gjakderdhje, simptomat tipike të hemorroideve.