Administrata shtetërore është pushim e po kështu janë fasoneritë e call center-at. Qytetarëve i’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi e të shmangin lëvizjet e panevojshme. Ndërkaq, qëndrojnë hapur furrat e bukës, ushqimoret e farmacitë. Në vendin tonë, ka shkuar në 23 numri i të prekurve me COVID-19. Në këtë shifër përfshihet dhe një e moshuar nga Durrësi, e cila humbi jetën.