Qeveria kineze po mendon për një mekanizëm që do të lejojë kufizimin e aktivitetit të kompanive të huaja. Hapi po shihet si kundërpërgjigje ndaj Amerikës, pasi presidenti Trump vendosi ndalimin e TikTok-ut e WeChat-it. Në njoftimin e Departamentit të Tregtisë në Pekin, nuk përmenden Shtetet e Bashkuara por ato që cilësohen “shoqëri të cilat me aktivitetin e tyre minojnë sovranitetin kombëtar dhe interesat e sigurisë e të zhvillimit të Kinës”.