BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities

“Rabea është mërzitur me akuzat që më janë bërë mua”, Miri: Dashuria triumfon, ne e duam shumë njëri-tjetrin…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Lidhur me bashkëshorten e tij Rabea, ai tha:

Unë e njoh shumë mirë, ajo më njeh shumë mirë mua sepse e di çfarë njeriu jam si sillem, si veproj, mendoj që nuk është mërzitur.

Më tej, ai u shpreh:

Ka pasur situata në prime që besoj se është mërzitur me akuzat që më janë bërë mua. Nëse është mërzitur me mua, , kërkoj ndjesë nuk ka qenë ai qëllimi, dashuria triumfon ne e duam shumë njëri-tjetrin.