Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Rama: Fitore me notën 10! Ky popull s’ka për ta ndryshuar qeverinë, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do

Kryeministri Edi Rama i vë notën 10 fitores së thellë të PS në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se ky popull s’ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.

“Kjo fitore me notën 10 që e kisha parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh mund të jetë e pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje dhe as për ata që nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për të ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do. Kjo fitore nuk është e papritur as për mua që e kam kërkuar përditë qysh 4 vite më parë në momentin që sapo kam zbritur nga podiumi në mbrëmjen e fitores”, tha Rama.

LEXO EDHE: Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës, fitorja jonë historike!

Rama për partitë e reja: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta! Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një diferencë me mbi 250 mijë vota PD.
Ndërsa falënderoi të gjithë votuesit, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij, Rama një mesazh e kishte edhe për partitë e reja, ku deri tani mandat kanë marrë partia e Agron Shehajt, partia e Arlind Qorit dhe ajo e Adriatik Lapajt. Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të ri e në vijim.
“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.