Kryeministri Rama kërkoi që javën e ardhshme në seancë plenare të diksutohet Paketa për të ndërhyrë në kodin penal. Në fjalën e mbajtur në Parlament pas përfundimit të protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama deklaroi se lyerja me të zezë e Ministrisë së Brendshme u bë në mënyrë që të shpërndahen pamjet në mediat e huaja. Rama ironizon opozitën ndërsa shkruan se ky është produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë: “Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”, shkruan Rama.