Aktualitet Politikë

Rama hap sërish temën e legalizimit të kanabisit dhe ironizon Berishën e Bashën: Dje Luli babës vet, sot Lul Brava

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në qytetin e Durrësit ku ka zhvilluar një takim me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri është ndalur dhe te legalizimi i kanabisit mjekësor në vendin tonë. Ai tha se nëse kanabisi do të legalizohet në vendin tonë, do të kultivohet në laboratore i monitoruar me kamera dhe në siguri të lartë.

Sipas kryeministrit asnjë qytetar i thjeshtë nuk do të mund të kultivojë.

“Duhet të kemi parasysh se në vendimarrjet tona janë vendimarrje që diskutohet shumë. Këtu bëhet fjalë për kanabisin mjekësor, i cili zhvillohet në mënyrë shumë të kontrolluar. Nuk është një aktivitet që u legalizua edhe oburra tani të gjithë të shkojnë. Do kultivohet me impiante me kamera të kontrolluara sepse interesi i këtij aktiviteti është eksporti. Në rast se do ta legalizojmë do të bëhet prodhimi këtu, por nënproduktet si fillim do të nxirren në fabrika që janë jashtë. Nuk do mbjellësh kanabisin dhe të shkosh me trastë dhe të thuash kush do ta blejë për mjekësi. Jo nuk do të funksionojë kështu.

E kanë bërë shumë vende. Edhe në rajon edhe jashtë rajonit, shumë vende i kanë hyrë kësaj rruge. A duhet të jemi ne apo jo? Edhe në këtëp ikë ka dilema, ka edhe pro edhe kundër. Por, përsëri kjo është diçka që më mirë le ta thonë edhe njerëzit që sa e do shoqëria këtë hap.

Është një hap i guximshëm i cili vjen me disa përgjegjësi, por ka dhe të mira në ekonomi. Është shumë strikt në zona të kontrolluara, me rrethime specifike, gjithçka është e monitoruar. Nëse fabrika në Gjermani apo Suedi do të thotë do ta blej, do ta shikojë nga e ka nxjerrë dhe nga e ka nxjerrë do të thtoë të shikojë vendin ku është kultivuar. Pra vendi ku është kultivuar do të jetë një laborator i madh, por super teknologjik dhe i sigurt”, tha Rama.

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Durrës u ndal te projekti i nisur kohët e fundit nga qeveria mbi Këshillimin Kombëtar. Rama më tej ka ironizuar situatën brenda PD-së, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se nuk ka se kë të ketë aleatë, pasi kjo dyshe sipas tij akuzon secilën palë për atë çka Rama ka thënë vite më parë.

“E shihni ça bëhet atje. E keni dëgjuar ju që Saliu i thotë Lulit ato që ia kemi thënë ne. Luli ia thotë Saliut ato që i kemi thënë ne. Ata të dy po thonë të vërtetat që kemi thënë ne. Ata do vazhdojnë punën e tyre, ta hajë kush ta hajë. Mos të përmendim faktin se jam dhe deputet i Durrësit. Pse janë duke thënë të vërtetën tani ata? Deri dje ai ishte: Luli i babës vetë, tani është Lul Brava. Se dinë si i kanë emrat ata të dy, janë dy burra.”, tha Rama.