Aktualitet

Rama: I papranueshëm presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike!

Kryeministri Edi Rama publikuar disa mesazhe kërcënuese që sipas tij, një pedagog ia ka dërguar një biznesi familjar turistik në Tropojë. Rama pretendon se pedagogu e ka paralajmëruar se do t’u vendoste vlerësim negativ në platformat online nëse nuk mbajnë të njëjtin qëndrim politik me të.

Shefi i qeverisë kritikon autorin e këtyre deklaratave, duke theksuar se askush nuk duhet të ushtrojë presion ndaj qytetarëve apo sipërmarrësve për shkak të bindjeve të tyre.

RRUMBULLAKTOROLLAK

Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës❤️

“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” – pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos – ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës

Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës, i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit

U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i, shkruan Rama.