Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj. Pranvera Xhafa e ftuar në “Ndryshe”, ka folur më shumë për klonet dhe klonimin. Cilët personazhe të njohur kanë një klon?
Edi Rama e ka një klon. Kush nuk ka klon nga njerëzit VIP, pse të mos ketë edhe ai një! Rama ka një klon, siç ka dhe Biden dhe shumë të tjerë. Biden bëri ‘mu’ që e kishte, ose që kishte një robot, e bëri kaq evidente. Besoj dhe Rama e ka përdorur, varet se ku shkon, varet se si ndihet. Kloni është normal si një njeri normal, as nuk e dallon njeri.
Klonet nuk janë vetëm sot. Unë kam folur shpesh dhe njerëzit thonë ‘kjo është e çmendur. Fabrikat e klonimit në kohën e Hitlerit kanë qenë në masë, mjetet për të realizuar klonet. Edhe vetë Hitleri kishte 5 klone. Njerëzit i thonin sozi, për të mos thënë këtë që them unë.