Pas një ore, Kryeministri Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pritet që Rama të shpallë vendimin nëse do të ketë ndryshime në Qeveri, si dhe të bëjë publike ofertën për bashkëpunimin me opozitën para vendimit të BE-së lidhur me negociatat e anëtarësimit. Gjithashtu, Asambleja do të miratojë ndryshimet në Kryesi përmes sekretariateve. Ndërkaq, Partia Socialiste do të prezantojë fushatën kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”.