Aktualitet Politikë

Rama zbardh diskutimet “kokë më kokë” me Blinken/ Në intervistën për VOA flet edhe për Ministrat e arrestuar

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës ka zbardhur diskutimet me sekretarin amerikan të shtetit.

Në qendër të diskutimeve, kreu i qeverisë tha se ishte situata në rajon, por edhe reformat në Shqipëri.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në KS, me rajonin me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s. Ky është një proces i njohur në traditën e KS ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara, SHBA na e propozoi ne këtë bashkim dhe ne e pranuan këtë me kënaqësi, kjo na jep mundësi që në KS të luajmë një rol të vecantë”, tha Rama.

Lidhur me rolin e Shqipërisë në KS të OKB si bashkëpenmbajtës me SHBA-të, Rama shpjegoi çfarë do të thotë.

“Ky është një proces i njohur në traditën e Këshillin e Sigurimit, ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA-të na e propozuan ne këtë bashkim, ne e pranuam me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi. Kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë”, deklaroi Rama.

Sa i përket Ukrainës dhe një rezolute të mundshme, Rama tha se “kjo nuk është një çështje e Shqipërisë, është një çështje e gjithë botës, e OKB dhe KS dhe patjetër në këtë proces do të jemi krahë për krahë me SHBA-të dhe sigurisht të jemi krejt realistë, vendimmarrja i takon SHBA-ve”.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/366212402171778/