Gossip

Rami Malek shfaqet në një “takim me lule” me stilisten…

Rami Malek është fotografuar të dielën në Los Angeles në një dalje që ngjalli menjëherë thashetheme romantike, teksa aktori u pa në shoqërinë e stilistes së kostumeve, Megan Bowman.

Dyshja u panë duke bërë pazare me lule në tregun Studio City Farmer’s Market, ku kaluan kohë së bashku mes tezgave, duke lënë përshtypjen e një “bloom date”.

44-vjeçari kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë dhe komode, një pulovër të kuqe, pantallona të zeza dhe syze dielli, ndërsa Megan kishte zgjedhur një pamje “chic” me një bluzë Dior pa mëngë dhe xhinse të çelëta.

Të dy u larguan nga tregu me duar plot: Megan mbante dy buqeta me lule, ndërsa Rami një çantë blu në shpatull.

Në një moment, ata mbajtën bashkë edhe një çantë tjetër të madhe, duke ndarë peshën mes tyre, një detaj që iu duk shumëve si shenjë afërsie dhe harmonie.

Rami dhe Megan njihen nga bashkëpunimi i tyre i mëparshëm në serialin e Hulu, “A Murder At The End Of The World”. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar mbi natyrën e marrëdhënies.

Në prill u raportua se fituesi i Oscar-it i kishte dhënë fund lidhjes dyvjeçare me aktoren Emma Corrin, e cila u bë e njohur botërisht nga roli i Lady Dianës në “The Crown”. Edhe atëherë, ndarja u mbajt larg vëmendjes mediatike, pasi çifti ka qenë gjithmonë tejet privat.

Së fundmi, Rami është fokusuar te projektet profesionale. Ai u shfaq në premierën e filmit të ri “Nuremberg” në Londër, ku parakaloi në tapetin e kuq së bashku me bashkë-yjet Leo Woodall, Michael Shannon dhe Richard E. Grant.