Deputeti i Kurbinit reagoi pas vendimit të Edi Ramës për ta përjashtuar nga Partia Socialiste pasi akuzoi policinë për paaftësi. Gjetan Gjetani e cilësoi të padrejtë vendimin. ”Mua nuk më ka bërë socialist Edi Rama, kështu që nuk mund të më largojë ai. Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS-së, me familjen e njerëz të afërt të mi dhe jo sot në pushtet kur ndahen tendera e privilegje. Duke më sulmuar mua publikisht, ai shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij” u shpreh deputeti i Kurbinit.